LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Vuçiqi instaloi në pushtet një mafi që për 10 vite punuan për kriminalizimin jo vetëm të veriut të Kosovës

Trajkoviq: Vuçiqi instaloi në pushtet një mafi që për 10 vite punuan për kriminalizimin jo vetëm të veriut të Kosovës

Rada Trajkoviq, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve ka kritikuar politikën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës, duke thënë se ai “instaloi në pushtet një mafi, të udhëhequr nga (Zvonko) Veselinoviqi, (Milan) Radoiçiq dhe shefi i policisë për veriun, (Zhelko) Bojiq”.

“Ka 10 vite që punojnë aktivisht për të kriminalizuar jo vetëm veriun e Kosovës. Ata krijuan një rrjet të tërë njerëzish që fillimisht duhej t’i dëgjonin dhe ai rrjet u forcua, veçanërisht pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit… Ky kriminalizim i serbëve u forcua dhe në momentin kur u ngrit aktakuza kundër Radoiçiqit dhe Veselinoviqit, ata ikën nga Kosova”, ka thënë Trajkoviq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Ajo shton se ata tani janë “multimilionerë, dhe se janë një nga shfrytëzuesit më të mëdhenj të buxhetit të Serbisë, pra shfrytëzojnë disa nga projektet më të mëdha të vendit”.

Trajkoviq, serbëve të veriut: Mos lejoni t’ju instrumentalizojnë, nëse mbështetemi në Beograd s’ka të ardhme për ne në Kosovë
Lexo po ashtu Trajkoviq, serbëve të veriut: Mos lejoni t’ju instrumentalizojnë, nëse mbështetemi në Beograd s’ka të ardhme për ne në Kosovë

“Ana Brnabiq ua cakton këto detyra. Ata u bënë njerëz që kanë aeroplanë, kamionë dhe jahte. Tani edhe pa Vuçiqin mund të financojnë grupe të caktuara”, citohet të ketë thënë më tej Trajkoviq.

Megjithatë, ajo veçon presidentin Aleksandar Vuçiq si fajtorin më të madh dhe kryesor në palën serbe, i cili ndikoi në shumë gjëra në Kosovë.

Dhe në këtë drejtim, ajo paralajmëron se nëse do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm, mund të ketë ikje masive të serbëve nga Kosova.

Ndërsa duke folur për një konferencë të mundshme ndërkombëtare të paqes, që të kujton Dejtonin, ajo u përgjigj. “Është ide e Ramës”.

Por sipas saj, “…Në kushtet aktuale, një konferencë e tillë nuk mund të sjellë një zgjidhje që nuk do të ishte përfundimtare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori