LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Fier, shkoi për të peshkuar me shokët, mbytet i riu

Tragjedi në Fier, shkoi për të peshkuar me shokët, mbytet i riu

Një i ri rreth 21-vjeç është mbytur në kanalin e Pojanit të Fierit teksa ishte duke peshkuar me shokët.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se i riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë nga ura brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më. Kanë qenë shokët e tij që kanë njoftuar për zhdukjen e 21-vjeçarit, teksa ende nuk është gjetur trupi i tij.


Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Fierit si dhe forcat zjarrfikëse dhe po kontrollohet e gjithë gjatësia e kanalit, por nuk ka shenja nga i riu.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/