LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani dhe Munishi flasin për ndeshjen Kroaci – Marok, ata tregojnë çfarë u bëri përshtypje në këtë ndeshje

Tovërlani dhe Munishi flasin për ndeshjen Kroaci – Marok, ata tregojnë çfarë u bëri përshtypje në këtë ndeshje

Emisioni “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ka vazhduar edhe sot ku të pranishëm ishin Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani, tre trajner të njohur të futbollit tonë, ku kanë analizuar ndeshjen e sotme mes Kroacisë dhe Marokut.

Trajneri i njohur Afrim Tovërlani i ka komentuar performancat e Kroacisë në Kampionati Botëror 2022.


“Këta e çmojnë, e duan dhe e përkrahin njëri – tjetrin. Nuk vjen në pyetje te këta a luftohet apo jo për Kroacinë. Është shtet të cilin ne shqiptarët duhet ta kemi shembull”.

“Nuk kemi nevojë të shkojmë aq larg. Shembull duhet ta kemi Kroacinë secili prej tyre se si luftohet për vendin e tyre në fushë, jo me vepra të këqija. E shihja sot Modricin, donte me e lënë shpirtin në fushë me 37 vjet ani pse është botërori i fundit. Nuk do e shohim një futbollist të tillë për një kohë të gjatë”, ka thënë Tovërlani.

Trajneri i njohur Ismet Munishi nuk ka kursyer lavdatat për ndeshjen e sotme që Kroacia dhe Maroku e zhvilluan për vendin e tretë të Kupës së Botës.

“Kurrë nuk kam parë rivalitet më të madh për vendin e tretë. Të dyja ekipet e dhanë antonimin e fundit që e kanë pas, sepse ka qenë e rëndësishme për të dyja për ta marrë medaljen e bronztë. Kroacia dhe Maroku luftonin sot sikur për ta fituar Kupën e Botës”, deklaroi Munishi.

Kjo është nata e parafundit e “Duelit Botëror” – emision që ju ka shoqëruar që nga data 19 nëntor.

Nesër mbrëma me fillim nga ora 21:00 do të ketë një emision special për finalen e madhe të Kampionatit Botëror – ku do të përballen Argjentina dhe Franca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori