LAJMI I FUNDIT:

Totti i tregon Romës kë ta marrë për trajner dhe i propozon të nënshkruajë me dy mesfushorë

Totti i tregon Romës kë ta marrë për trajner dhe i propozon të nënshkruajë me dy mesfushorë

Francesco Totti ka vite që është pensionuar, por ai gjithmonë mbetet një tifoz i Romës dhe afër klubit.

Në një intervistë të dhënë për Fabrizio Romanon, Totti ka këshilluar Romën se kë ta marrë për trajner.

Kapiteni legjendar i Giallorosëve ka thënë se do ta merrte Carlo Ancelottin, pasi trajneri italian gjithmonë ka qenë një tifoz i Romës.


“Shpresoj se Ancelotti do të vijë, ai ka qenë gjithmonë një tifoz. Mendoj se ka ardhur koha e duhur. E pash disa kohë më parë kur shkova për të vizituar disa lojtarë. Është një gjë të dëgjohesh në telefon, por personalisht mund t’i thuash gjëra të tjera”, tha Totti.

Por si tifoz i Romës, Totti thotë se do të donte edhe Roberto De Zerbin.

“Nëse do të më duhej të zgjidhja një trajner të ri, do të shkoja për De Zerbin. Ai ka aftësi dhe vizion të madh se si të krijojë ekipin. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm dhe vendos zemrën dhe shpirtin në fushë”.

E krejt në fund Totti e këshilloi Romën për transferimin e dy mesfushorëve si Davide Frattesi i cili është një tifoz i Giallorosëve dhe ka dalë nga Akademia e klubit dhe Nico Paz.

“Fratesi? Po flasim për një nga lojtarët e rinj më të fortë në mesfushë. Ai është një tifoz i Romës, shpresoj që ata mund të bëjnë një investim të madh tek ai. Do të ishte një ëndërr për të dhe për tifozët. Sa herë që luan ai bën punën e tij, me dëshirën dhe mentalitetin e duhur”.

“Një tjetër emër që do të vë bast është edhe Nico Paz. Ai është aq i mirë dhe Real Madridi bëri zgjedhjen e duhur për të. Por mendoj se ai do të rikthehet në Madrid dhe do të bëhet një nga më të mirët në botë”, tha legjenda italiane. /Telegrafi/