LAJMI I FUNDIT:

Tottenham vs Ajax: Tetë yjet që luajtën për të dyja klubet – kush shkëlqeu e kush dështoi

Tottenham vs Ajax: Tetë yjet që luajtën për të dyja klubet – kush shkëlqeu e kush dështoi

Janë tetë lojtarë që kanë luajtur me fanellën e të dyja klubeve Tottenham dhe Ajax, ku shumica konsiderohen si të suksesshëm në të dyja klubet. 

Tottenham e pret Ajaxin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, që konsiderohet si një sukses për të dyja klubet.


Ajaxi i përshëndet ish-yjet e veta që sot luajnë te Tottenhami: Ju duam, por do t’ju luftojmë
Lexo po ashtu Ajaxi i përshëndet ish-yjet e veta që sot luajnë te Tottenhami: Ju duam, por do t’ju luftojmë

Janë katër lojtarë në skuadrën aktuale të Tottenhamit, që kanë luajtur më parë te gjiganti holandez.

Deri tani kanë pasur sukses me klubin edhe pse nuk kanë fituar ndonjë trofe nën drejtimin  e Mauricio Pochettinos.

Toby Alderweireld – Shkëlqim

Alderweireld e fitoi tri herë radhazi titullin e Eredivisie në vitet 2011, 2012 dhe 2013, pasi te Ajaxi ishte nga viti 2009.

Ai ka luajtur së bashku me Christian Eriksenin dhe Jan Vertonghe.

Kaloi te Atlético Madridi në vitin 2013 për 7 milionë euro. U huazua te Southampton dhe Pochettino e mori me vete te Spurs.

Christian Eriksen – Shkëlqim

Eriksen ra në sy në një ndeshje ndaj Manchester United para shtaë vitesh kur ishte vetëm 20 vjeç.

Ajax e shiti te Spurs, pasi i fitoi tre tituj.

Johan Cruyff e kishte krahasuar 19-vjeçarin me Brian dhe Michael Laudrup.

Davinson Sanchez – Shkëlqim… deri tani 

Luajti bukur në finalen e Ligës së Evropës në vitin 2017 ndaj Manchester United ku humbën 2-0.

Sanchez e kaloi një vit vetëm në Amsterdam pasi kishte ardhur nga Atlético Nacional.

Edhe pse nuk është produkt i akademisë, klubi e shiti për 45 milionë euro.

Jan Vertonghen – shkëlqim

Vertonghen luajti me Alderweireld te Ajaxi, ku ishte kthyer nga një huazim te RKC Waalwijk.

Ai u largua drejt Spurs në vitin 2012. Ai ka shkëlqyer në të dy klubet.

Edgar Davids –  Shkëlqim dhe dështim

Davids ishte pjesë e Ajaxi që e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 1995.

Pasi luajti në Serie A me AC Milanin, Juventusin dhe Interin, ishte në huazim edhe te Barcelona.

Ai erdhi në White Hart Lane në vitin 2005. Ai luajti vetëm nëntë ndeshje në sezonin e dytë. Nuk ishte që la shenjë.

Mido- dështim

Mido kaloi te Ajax pasi luajti te Zamalek dhe Gent, ku kishte rënë në sytë e shumë klubeve të njohura evropiane.

Pastaj luajti edhe te Tottenham, Marseille e Roma, duke mos lënë gjurmë asnjëherë.

Te Tottenham një vit e kishte të mirë, ndërsa të dytin të dobët, gjë që e largoi nga klubi.

Ai ishte kthyer te Ajax në vitin 2011, ku e fitoi titullin, por që nuk kishte luajtur pothuajse fare.

Steven Pienaar – dështim

Pienaar kaloi te Ajaxi si 18-vjeçar, nga akademia e Ajax Cape Town. U konsiderua talent dhe Borussia Dortmund e bleu në moshën 23 vjeçare.

Pasi luajti mirë te Everton, Tottenham e bleu në janar të vitit 2011, por doli të jetë dështim.

Rafael Van Der Vaart – shkëlqim

Si lideri që i ri te Ajaxi, Van der Vaart kaloi te Tottenham pas aventurave me Hamburgun dhe Real Madridin në moshën 27 vjeçare.

Ai kaloi momente të mira në White Hart Lane, duke e fituar zemrën e fansave.

Holandezi krijoi një partneritet të mirë me Luka Modric dhe Gareth Bale.

Nuk kishte trofe, por fansat ende e duan.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori