LAJMI I FUNDIT:

Tortë portokalli

Tortë portokalli

Nevojiten:
▪ 600 gramë portokaj
▪ 10 vezë,
▪ 250 gramë sheqer
▪ 2 sheqer vanilje
▪ 200 gramë çokollatë për zierje
▪ 300 gramë biskota

Për dekorim:
▪ 100 gramë çokollatë për zierje
▪ 1 portokall


Përgatitja:

1. Portokaj qërohen, priten në kube dhe zihen 30 minuta në temperaturë mesatare. Hiqen nga zjarri, lihen të ftohen dhe bluhen me blender, në mënyrë që të fitohet një qull i trashë.

2. Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë dhe të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë. Pastaj gradualisht shtohet sheqeri, duke tundur gjatë tërë kohës.

3. Në shkumën e të bardhëve të vezëve shtohen të verdhtë e vezëve një nga një dhe tunden me mikser.
4. Në fund shtohet çokollata për zierje, e grirë në rende, shtohen edhe biskotat e bluara, qulli i portokajve d he të gjitha përzihen ngadalë.

5. Në kallëpin e rrumbullakët për tortë shtrohet letër për pjekje, derdhet në të masa e përgatitur dhe piqet 80 minuta në furrën e nxehtë paraprakisht në 80 gradë Celsius.

6. Torta e pjekur hiqet nga kallëpi dhe lihet të ftohet. Derdhet përmbi tortë çokollata e shkrirë dhe dekorohet me flegra portokalli.

Këshillë shtesë: Torta do të jetë më e shijshme nëse lihet të qëndrojë në frigorifer para se të shërbehet. Pije e rekomanduar: lëng portokalli
/Telegrafi/