LAJMI I FUNDIT:

Torres kërcënon Realin: Atletico do shkruajë historinë në LK

Torres kërcënon Realin: Atletico do shkruajë historinë në LK

Fernando Torres ka folur për ndeshjen e shumë pritur në Ligën e Kampionëve ndaj rivalëve të urryer lokal, Real Madridit.

Atletico Madrid dhe Real Madrid do të ndeshen mes vete në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo sfidë nuk është e para për këto dy skuadra.


Skuadra nga Vincente Calderon është mposhtur në dy finale të Ligës së Kampionëve nga “Mbretërit” dhe tani kërkon lavdinë dhe hakmarrjen ndaj Realit.

Atletico iu gëzua shortit me Realin
Lexo po ashtu Atletico iu gëzua shortit me Realin

Sipas sulmuesit të Atleticos, Torres, Reali është favorit kundër gjithë skuadrave, por skuadra e tyre do provojë të shkruaj historinë dhe të fitoj Ligën e Kampionëve, trofe që tifozët e janë duke e pritur që 100 vite.

“Real Madridi është favorit kundër të gjithëve, është një stimul më shumë për ne, por ne e dimë se kush jemi”, ka thënë fillimisht Torres për Marca.

“Ne mund të konkurrojmë kundër të gjithëve dhe nuk kemi frikë nga askush. Do të jetë shumë e vështirë, por me inkurajim mund të arrijmë gjithçka”, përcjell Telegrafi.

Real Madrid-Atletico Madrid, ndeshja e dhjetë ku takohen dy skuadra nga i njëjti shtet në gjysmëfinale të LK
Lexo po ashtu Real Madrid-Atletico Madrid, ndeshja e dhjetë ku takohen dy skuadra nga i njëjti shtet në gjysmëfinale të LK

“Një minutë mund të ndryshojë gjithçka. Në atë ndeshje [Barcelona kundër Chelsea] nuk isha titullar dhe në fund e shënova golin fitues”.

“Ne kemi privilegjin të jemi në gjendje të shkruajmë faqe në historinë e Atleticos që ende nuk janë shkruar”.

“Ne mund t’u japim njerëzve të Atleticos diçka që kemi ndjekur për 100 vjet”, përfundoi sulmuesi i madh spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori