LAJMI I FUNDIT:

Torino refuzon ofertën e Napolit për Belottin

Torino refuzon ofertën e Napolit për Belottin
Andrea Belotti (Getty Images)

Napoli ka bërë një ofertë gjatë kësaj javë në drejtim të Torinos për sulmuesin italian, Andrea Belotti, por ajo është refuzuar.

Napoli njoftohet se ka ofruar 30 milionë euro plus shërbimet e Roberto Inglese me qëllim që të marrë Belottin.


Por, kjo nuk ka mjaftuar, pasi është refuzuar nga Torino që dëshiron 60 milionë euro para të thata.

Napoli ka marrëveshje personale me Belottin, i ofron 50 milionë euro Torinos
Lexo po ashtu Napoli ka marrëveshje personale me Belottin, i ofron 50 milionë euro Torinos

Sipas gazetës La Stampa në Torino, skuadra e Carlo Ancelottit bëri propozimin gjatë dy ditëve të fundit.

Andrea Belotti (Getty Images)

Ata vlerësojnë ish-sulmuesin e Chievos, Inglese në 20 milionë euro, kështu që kostoja e ofertës së tyre është në total rreth 50 milionë.

Klauzolat më të mëdha në Serie A, komandon Icardi
Lexo po ashtu Klauzolat më të mëdha në Serie A, komandon Icardi

Megjithatë, i njëjti raport insiston se Torino e ka refuzuar atë, pasi ata kërkojnë të paktën 60 milionë euro dhe të gjitha duhet të jenë të holla pa asnjë shkëmbim lojtarësh.

Ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e Belottit, por është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. /Telegrafi/