LAJMI I FUNDIT:

Topi i Artë për Messin, kundërshton Papin: Ka pesë muaj që nuk luan!

Topi i Artë për Messin, kundërshton Papin: Ka pesë muaj që nuk luan!

Lionel Messi është fituesi i “Topit të Artë” 2021, i shtati për të në karrierën e tij. Ceremonia në Paris zyrtarizoi dorëzimin e çmimit.

Një vendim që e bëri të lumtur argjentinasit dhe shumë admirues e bashkëlojtar, në mesin e tyre edhe Sergio Ramos, nga ky vit partner në PSG, por prej vitesh kundërshtar te Real Madridi.

“Ai ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në botë, nëse jo më i miri. I uroj atij më të mirën”,- është shprehur mbrojtësi spanjoll.

"A dëshiron që Messi të fitojë Topin e Artë këtë vit?" - Sergio Ramos jep përgjigjen e një lideri
Lexo po ashtu "A dëshiron që Messi të fitojë Topin e Artë këtë vit?" - Sergio Ramos jep përgjigjen e një lideri

Megjithatë, ka edhe nga ata që kanë qenë kundërt zgjedhjes për të nominuar edhe një herë Messin si futbollistin më të mirë të vitit.

Ky është rasti i Jean-Pierre Papin, ish-sulmues i Marseilles, Bayern Munichut, Milanit dhe ndër të tjera dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 1991: “Ai nuk ka luajtur për pesë muaj. Pashë që po flitej për të dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse. Që kur fitoi Kupën e Amerikës çfarë ka bërë Messi në Paris? Ai shënoi një gol në ligë, tre në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk kam asgjë kundër tij, ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por këtë vit, jo nëse e meriton. Zgjedhja e Messit në 2021 do të nënkuptonte zhvlerësim të ‘Topit të Artë’ sepse do të thoshte që ne nuk u japim më mundësi lojtarëve të tjerë cilësorë për ta fituar trofeun. Dhe ju e dini se sa e vështirë është të jesh më i miri për një sezon të tërë. Kjo nuk është normale”, përfundoi ish fituesi i trofeut prestigjoz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori