LAJMI I FUNDIT:

Topi i Artë arrin në Theatre du Chatelet

Topi i Artë arrin në Theatre du Chatelet

Ka arritur tashmë Topi i Artë në vendin ku edhe do të mbahet ceremonia.

Sot (e hënë), me fillim nga ora 20:30 (me kohën tonë) në Paris zhvillohet edicioni i 64 i ndarjes së çmimit më të madh prestigjioz individual, Topi i Artë.


Evenimenti zhvillohet në kryeqytetin francez, Paris, në Theatre du Chatelet, ndërsa janë zbuluar edhe emrat e dhjetë lojtarëve të fundit që kanë mbetur për ta fituar Topin e Artë.

France Football publikon listën e dhjetë lojtarëve që kanë marrë më së paku vota për Topin e Artë
Lexo po ashtu France Football publikon listën e dhjetë lojtarëve që kanë marrë më së paku vota për Topin e Artë

France Football është nikoqir kryesor për çmimin më të madh individual për një lojtar.

Topi i Artë: Dhjetë lojtarët e mbetur në garë për trofeun prestigjioz
Lexo po ashtu Topi i Artë: Dhjetë lojtarët e mbetur në garë për trofeun prestigjioz

Tashmë janë publikuar edhe emrat 20 lojtarëve që nuk kanë arritur të grumbullojnë shumë pikë për të garuar për çmimin e më të mirit për këtë vit.

Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë emra që të zbulohet se në duart e kujt do të shkojë Topi i Artë, e kjo listë udhëhiqet nga Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/