LAJMI I FUNDIT:

Topalli i përgjigjet Haxhiut: Ligjet nuk janë personale as partiake

Topalli i përgjigjet Haxhiut: Ligjet nuk janë personale as partiake

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Faton Topalli, i është përgjigjur bashkëpartiakes së deridjeshme nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetes Albulena Haxhiu, e cila i ka akuzuar ish-kolegët partiakë se e kanë përvetësuar  nga Vetëvendosja Projektligjin për referendum, të cilin e kanë proceduar sot në Kuvend.

Topalli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është angazhuar personalisht që ky Projektligj të dërgohet në Kuvend dhe lidhur me këtë ka bërë edhe prononcime publike.


Postimi i plotë i Topallit:

“Mos u shqetsoni kot, ligjet nuk kanë autorësi as personale as partiake

Zvicra është njëri prej vendeve e cila më së shumti e përdor referendimin për t’i dhënë mundësi sovranit ta thot fjalën e fundit. Për shkak që kam jetuar gjatë në këtë vendë, sigurisht që ndjehem i ndikuar dhe i frymëzuar nga kjo formë e demokracisë direkte. Jam angazhuar edhe personalisht që ky Projektligj të dërgohet në Kuvend dhe lidhur me këtë kam edhe prononcimi publike të cilat mund ti gjeni në ëeb. Mendoj që ligji është shumë i nevojshëm dhe në interes të përgjithshëm të vendit. Ky duhet të jetë edhe interes i Lëvizjes Vetëvendose. Ne deri më tani i kemi mbështetur të gjitha iniciativat e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend. Nuk ka asnjë arsye që në procedurën e ndryshimit të ligjit dhe përgatitjes për votim të bashkëpunojmë me të gjithë ata që janë të interesuar për demokracinë direkte. Ligjet nuk kanë autorësi as personale e as partiake. Kush ka kohë le të merret me meritat, ne do të merremi me ligjin” (sic.), ka shkruar Topalli.

Haxhiu akuzon ish-kolegët partiak se vodhën nga VV-ja Projektligjin për referendum
Lexo po ashtu Haxhiu akuzon ish-kolegët partiak se vodhën nga VV-ja Projektligjin për referendum

Grupi i Deputetëve të Pavarur, ka proceduar sot nismën legjislative për Projektligjin për Referendum. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori