LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu akuzon ish-kolegët partiak se vodhën nga VV-ja Projektligjin për referendum

Haxhiu akuzon ish-kolegët partiak se vodhën nga VV-ja Projektligjin për referendum

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar ish-kolegët partiakë se e kanë marrë nga Vetëvendosja Projektligjin për referendum.

Haxhiu tha se është njoftuar që projektligji që ka proceduar Grupi i Deputetëve të Pavarur është projektligji që është drafti i Lëvizjes Vetëvendosje!.


Lexoni  të plotë postimin e Haxhiut në Facebook:

“Sapo u njoftova që GDP ka proceduar në Kuvend projektligjin për referendum.

Të hënën në konferencë për medie, kam njoftuar që gjatë kësaj jave, do ta procedojmë këtë projektligj në Kuvend.

U njoftova që projektligji që ka proceduar GDP, është projektligji që është drafti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i njëjti pa ndryshuar asgjë. ( natyrisht pa korrektimet që i kemi finalizuar dje në grupin punues të Lëvizjes, e që kanë qenë të nevojshme)

GDP ka pasur mundësi ta dërgoj një draft tjetër. Vjedhja e këtij projektligji është e ulët dhe e dënueshme.

Konkurrencën le t’ia bëjnë PDK-së dhe jo Lëvizjes! Por në fakt me PDK-në ka kohë që nuk janë marrë!. /Telegrafi/