Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur të enjten Kuvendin e jashtëzakonshëm. Kryetari Lumir Abdixhiku i mbijetoi mocionit për shkarkimin nga kreu i LDK-së, duke iu mundësuar kështu udhëheqja e mëtejme e partisë.

Në këtë kuvend po ashtu janë miratuar disa vendime, të cilat LDK i bëri sot publike.


Në pikën e parë të vendimit përmendet Stabiliteti institucional dhe përgjegjësia shtetërore.

“Kuvendi përcakton si orientim parësor politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës angazhimin për stabilitet institucional, funksionalizimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale.

Kryetari i LDK-së në të gjitha kompetencat e tij statutare, Kryesia aktuale, Këshilli i Përgjithshëm e Grupi Parlamentar angazhohen që, brenda kompetencave të tyre statutare dhe kushtetuese, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për realizimin e këtij orientimi të lartpërmendur.

Veprimi politik i LDK-së duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia e saj shtetformuese, nevoja për ruajtjen e balancës demokratike dhe domosdoshmëria e krijimit të stabilitetit politik e institucional për avancimin e objektivave euroatlantike të Republikës së Kosovës”.

Më tej thuhet se kryetari i LDK-së në të gjitha kompetencat e tij statutare, Kryesia aktuale, Këshilli i Përgjithshëm e Grupi Parlamentar angazhohen që, brenda kompetencave të tyre statutare dhe kushtetuese, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për realizimin e këtij orientimi të lartpërmendur.

“Veprimi politik i LDK-së duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia e saj shtetformuese, nevoja për ruajtjen e balancës demokratike dhe domosdoshmëria e krijimit të stabilitetit politik e institucional për avancimin e objektivave euroatlantike të Republikës së Kosovës. Çdo angazhim i LDK-së në proceset institucionale duhet të jetë në përputhje me interesin shtetëror, orientimin euroatlantik, programin politik dhe vendimet e organeve kompetente të Partisë”.

Vendimi tjetër ka të bëjë me respektimin dhe zbatimin e vendimeve të shumicës.

“Të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e LDK-së obligohen t'i respektojnë dhe t'i zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të Partisë, në përputhje me Statutin, përfshirë dhe këtë të sotmin. Debati, mendimi ndryshe dhe kundërshtimi politik ushtrohen lirshëm brenda organeve dhe procedurave statutare të LDK-së.

Pas përfundimit të procesit vendimmarrës, kontestimi publik, pengimi i zbatimit apo veprimi në kundërshtim me vendimet legjitime të shumicës përbën cenim të unitetit institucional dhe të rregullit partiak”, thuhet më tej.

LDK njofton se tjetër vendim ka bëjë me atë, që asnjë zyrtar apo strukturë e LDK-së nuk mund të veprojë publikisht në emër të Partisë në kundërshtim me qëndrimet dhe vendimet e organeve të saj kompetente. /Telegrafi/