LAJMI I FUNDIT:

Top skuadrat evropiane synojnë transferimin e Marcos Leonardos në janar

Top skuadrat evropiane synojnë transferimin e Marcos Leonardos në janar

Marcos Leonardo do ta bëj hapin e madh në karrierën e tij në afatin kalimtar të janarit, pasi në verë ai dështoi ta bënte një gjë të tillë.

Sulmuesi brazilian ka shkëlqyer me Santosin dhe ishte shumë pranë Romës në verë, por në fund negociatat mes dy klubeve dështuan.


20-vjeçari është një nga futbollistët më premtues në Brazil, teksa në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

“Ndihem i përgatitur për të luajtur për një klub të madh dhe në një kampionat të madh evropian” .

Marcos Leonardo po insiston në transferimin te Roma
Lexo po ashtu Marcos Leonardo po insiston në transferimin te Roma

“Në afatin kalimtar veror isha shumë pranë transferimit tim, por gjërat nuk përfunduan ashtu siç ishin planifikuar”, tha Leonardo duke iu referuar kalimit të mundshëm te Roma.

Mediat braziliane kanë raportuar se Manchester United, Borussia Dortmund, Barcelona, Roma dhe Napoli janë skuadrat që kanë shprehur interesim për yllin e ri brazilian.

Santos nga ana tjetër është e gatshme ta lejoj largimin e yllit të skuadrës nëse vije një ofertë rreth 30 milionë euro.

Vet lojtari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë dhe në janar do të jetë një garë e madhe për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori