LAJMI I FUNDIT:

Top pesë profesionistët më të paguar të video-lojërave në botë

Top pesë profesionistët më të paguar të video-lojërave në botë

Industria e lojërave elektronike është duke pasur rritje të madhe çdo ditë e më shumë. Lojtarët profesionistë në mbarë botën po arrijnë që të fitojnë shuma të mëdha të parave duke garuar në garat më të mëdha të botës.

Lojtarët profesionistë një pjesë të fitimeve të tyre e arrijnë nga shuma e shpërblimeve nga garat e sporteve elektronike, dhe shumica e lojtarëve paguhen gjithashtu nga ekipi me të cilin kanë nënshkruar kontratë.


Këta janë pesë lojtarët me fitimet më të larta të lojërave elektronike:

Bad News Eagles fitojnë ESEA CASH CUP, ftohen në turneun me shpërblim 180 mijë dollarë
Lexo po ashtu Bad News Eagles fitojnë ESEA CASH CUP, ftohen në turneun me shpërblim 180 mijë dollarë

1) Johan ‘N0tail’ Sundstein – 7.18 milion dollarë të fituara

Johan Sundstein , i njohur me nofkën ‘N0tail’, me origjinë nga Danimarka, është lojtarë profesionist në video-lojën elektronike “Dota 2”, pjesëtar i ekipit “OG”. N0tail ka marrë pjesë në katër gara të “The International”, ku dy prej tyre i ka fituar në vitin 2018 dhe 2019.

2) Kyle ‘Bugha’ Giersdorf – 3.17 milionë dollarë të fituara

Kyle Giersdorf, i njohur me nofkën ‘Bugha’, me origjinë nga Amerika, është lojtarë profesionist dhe streamer në video-lojën elektronike “Fortnite”. Bugha arriti që në moshën 16 vjeçare të fitojë kupën e botës në Fortnite, në vitin 2019, duke u bërë kështu lojtari i dytë më i paguar në botë.

3)Peter ‘dupreeh’ Rasmussen – 1.94 milion dollarë të fituara

Peter Rasmussen, i njohur me nofkën ‘dupreeh’ , me origjinë nga Danimarka, është lojtarë profesionist në video-lojën elektronike “CS:GO”, pjesëtar i ekipit Vitality. Dupreeh ka fituar rreth dy milionë dollarë, nga 163 gara profesionale.

4) Ian ‘C6’ Porter – 1.3 milion dollarë të fituara

Ian Porter, i njohur me nofkën ‘c6’ , me origjinë nga Amerika, është lojtarë profesionist në video-lojën elektronike “Call of Duty”, pjesëtar i ekipit Subliners. C6 ka fituar rreth 1.3 milionë dollarë, nga 165 gara profesionale.

5) Lee ‘Faker’ Sang Hyeok – 1.3 milion dollarë të fituara

Lee Sang-Hyeok, i njohur me nofkën ‘Faker’, me origjinë nga Korea, është lojtarë profesionist në video-lojën elektronike “League of Legends”, pjesëtar i ekipit T1, i njohur si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave sa i përket “League of Legeneds”. Faker ka fituar më shum se 1.3 milionë dollarë, nga 56 gara profesionale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori