Top dhjetë ekipet më të shtrenjta në vitin 2024 tashmë janë bërë të ditura ku ka disa befasi të mëdha në këtë listë.

Paraja është më e rëndësishme se asnjëherë më parë në nivelin më të lartë të futbollit pasi pothuajse çdo gjë varet nga ajo.


Teksa shifra e transferimit të Neymarit tek PSG-ja prej 200 milionë eurosh nuk është thyer ende pas shtatë vitesh, klubet po shpenzojnë më shumë se asnjëherë më parë për t’u përforcuar.

Çuditërisht kjo listë është e dominuar nga klubet angleze por edhe më befasuese është fakti se Chelsea e mban vendin e parë, duke lënë pas vetes Manchester United dhe Manchester City.

che

Klubi londinez shtoi në radhët e saj emra si Joao Felix, Jadon Sancho, Pedro Neto, Marc Guiu dhe Kiernan Dewsbury-Hall.

Ndoshta befasia më e madhe në këtë listë është fakti që në top dhjetë u përfshi edhe Newcastle United në mesin e ekipeve si Liverpool, Tottenham dhe Arsenal.

Top 10 e ekipeve më të shtrenjta në botën e futbollit sipas Transfermarkt:

1- Chelsea 1.07 miliardë euro

2- Manchester United910 milionë euro

3- Manchester City860 milionë euro

4- Arsenal673 milionë euro

5- Tottenham Hotspur 664 milionë euro

6- Paris St Germain 651 milionë euro

7- Liverpool620 milionë euro

8- Real Madrid607 milionë euro

9- Newcastle United576 milionë euro

10- Juventus528 milionë euro /Telegrafi/

telegrafi sport app