LAJMI I FUNDIT:

Tony Bellew pensionohet pas humbjes nga Oleksandr Usyk: Nuk do të më shihni më në ring!

Tony Bellew pensionohet pas humbjes nga Oleksandr Usyk: Nuk do të më shihni më në ring!
Tony Bellew pas humbjes nga Oleksandr Usyk (Foto: Richard Heathcote/Getty Images)

Tony Bellew ka thënë se karriera e tij në boks ka marrë fund, mirëpo ka shtuar se i ka tejkaluar ëndrrat e tij në këtë sport. Këto komente, ai i ka bërë në një konferencë për shtyp pas humbjes nga Oleksandr Usyk.

35-vjeçari ka thënë se ka ndier dështim pas humbjes me nokaut në raundin e tetë kundër kampionit të padiskutueshëm në kategorinë e peshave të mesme.


“Ka marrë fund pa kurrfarë dyshimi, nuk do të më shihni më në ring. Tash dua të jem normal, prandaj ju lutem më lini të qetë”.

“Askush që më njeh nuk më thërret Tony, gjithmonë kam qenë Anthony për ta. Tony Bellew në të vërtetë ekziston për këto kamera. Tony Bellew vdiq sonte, ai që ka mbetur është Anthony”.

Momenti i nokautimit të Tony Bellew nga Oleksandr Usyk (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

“Kam fituar. Qëndroj ulur këtu si një humbës, me zemër të thyer, por kam fituar në jetë. Kur më përjashtuan nga shkolla, nuk kisha asgjë, nuk kisha ku të shkoja. Tash, familjarët e mi janë milionerë. Asnjëherë nuk kam ëndërruar se kjo do të ishte e mundur”, ka thënë Bellew.

Fitorja eventuale ndaj Usyk do ta bënte atë britanikun e parë që i mbante katër tituj në një kategori të boksit.

Përballja ndërmjet Oleksandr Usyk dhe Tony Bellew (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, këtë duel e fitoi boksieri ukrainas, i cili pas triumfit ndaj letonezit Mairis Bredis (në Riga), rusit Murat Gassiev (në Moskë) dhe tash britanikut Tony Bellew në Mançester, ka arritur të fitojë dhe mbrojë titujt IBF, WBA, WBO dhe WBC.

Gjatë konferencës 40-minutëshe, Bellew filloi edhe të qante kur i falënderoi nënën dhe babanë e tij, të cilët i ka përmendur si motivim gjatë gjithë këtyre viteve në boks. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori