LAJMI I FUNDIT:

Toni Kroos e zbulon se sa afër ishte të transferohej te Manchester United dhe pse zgjodhi Real Madridin

Toni Kroos e zbulon se sa afër ishte të transferohej te Manchester United dhe pse zgjodhi Real Madridin

Mesfushori gjerman, Toni Kroos ka zbuluar se shansi për të kaluar në Real Madrid ishte e vetmja gjë që e ndaloi atë të transferohej në Manchester United në vitin 2014.

Pas gjashtë vjetësh në ekipin e parë të Bayern Munich u bë e qartë se Kroos ishte caktuar të largohej nga Allianz Arena atë verë, përpara se të merrte pjesë në Kupën e Botës.


David Moyes ishte i lidhur fort me një lëvizje për mesfushorin e Gjermanisë në Manchester United, por skocezi u shkarkua para fundit të sezonit dhe transferimi nuk ndodhi kurrë.

Ylli gjerman, Kroos tani ka zbuluar se sa afër ishte të transferohej në Old Trafford.

Moyes: Mos transferimi i Kroosit te Unitedi është pengu më i madh i imi
Lexo po ashtu Moyes: Mos transferimi i Kroosit te Unitedi është pengu më i madh i imi

“Manchesteri kishte shumë interes për mua përpara Kupës së Botës dhe një marrëveshje ishte afër”, ka thënë fillimisht Kroos për Lcastchangriff Podcast.

“Atëherë agjenti im më thirri dhe më tha për Real Madridin, dhe kur Real Madridi shfaqet ju vendosni Manchesterin pas tyre në linjë”.

“Në Kupën e Botës, Joachim Low më pyeti nëse po largohesha për në Madrid, kështu që unë i tregova për këtë dhe ai ishte i lumtur për mua që të negociojë kushtet gjatë turneut”, përfundoi ylli gjerman.

Ka pasur thashetheme më parë se zëvendësuesi i Moyes, Louis van Gaal kishte vendosur të mos e nënshkruante Kroosin, por mendimi i mesfushorit është qartë se ai mori vendimin.

Ai u transferua në Bernabeu për rreth 30 milionë euro dhe ky transferim u bë zyrtar vetëm katër ditë pasi Kroos dhe bashkatdhetarët e tij fituan Kupën e Botës.

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Real Madridi, nuk mungojnë befasitë
Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Real Madridi, nuk mungojnë befasitë

Kroos ka vazhduar të luaj 277 ndeshje për Los Blancos deri më tani dhe ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligas dhe disa trofe tjerë vendor dhe ndërkombëtar.

Unitedi nga ana tjetër kanë fituar një herë Ligën e Evropës, Kupën FA dhe Kupën e Ligës dhe kjo vetëm sa forcon bindjen se vendimi i Kroosit ka qenë i duhuri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori