Sandro Tonali ka pranuar se objektivi i sivjetmë i Milanit është që ta fitojë titullin e Serie A.

Rossonerët dominuan ndaj Atalantas në pjesën më të madhe të lojës, edhe pse bergamasët u rikthyen dhe për pak nuk i befasuan.

Me triumfin prej 3-2, Milani barazoi rekordin e sezonin 2003/2004 për fillimin më të mirë të shtatë ndeshjeve të para në kampionatin italian.

“Ndoshta pas golit të dytë (të Atalantas) ishim paksa në ankth, por kishte mbetur pak kohë, prandaj frika nuk zgjati shumë”.

“E filluam fuqishëm pas kishim shpenzuar shumë energji në mesjavë në Ligën e Kampionëve. Ndoshta nuk kishim pritur të kishim kaq shumë energji, por dhamë gjithçka dhe jemi të kënaqur me paraqitjen”, ka deklaruar Tonali për DAZN.

Reklama
Reklama
Milani fiton, por Atalanta sa nuk e befasoi në fund Milani fiton, por Atalanta sa nuk e befasoi në fund

Mesfushori është fishkëllyer nga tifozët e Atalantas për shkak të të kaluarës te Brescia që është rivali më i madh i tyre.

(Foto: Twitter/Milan Posts)

“Ishte një gol kundër një klubi të madh dhe kishte një rëndësi të veçantë për mua, prandaj gjithmonë do ta mbaj mend. Nëse vjen në Bergamo dhe avancon 3-0, kjo do të thotë se je një top skuadër. Jemi të lumtur”.

“Kam qenë shumë i vogël (për rekordin e vitit 2003/2004), nuk e mbaj mend. Objektivi i vetëm i Milanit këtë sezon është Scudetto”, ka deklaruar Tonali. /Telegrafi/