LAJMI I FUNDIT:

Tonali ia kujton legjendës së Milanit kohën e Contes te Juventusi

Tonali ia kujton legjendës së Milanit kohën e Contes te Juventusi

Legjenda e Milanit, Demetrio Albertini e ka krahasuar mesfushorin Sandro Tonali me ish-futbollistin e Juventusit dhe Italisë, Antonio Conten.

Lojtari 22-vjeçar ka qenë pjesë përbërëse e marshimit të Rossonerëve drejt titullit me një fitore jetike në minutën e fundit kundër Lazios, si dhe dy gola në fitoren e fundit 3-1 ndaj Veronës.


Dhe Albertini, i cili fitoi pesë tituj të Serie A, Ligën e Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë në Milan, tha se Tonali është një lojtar i ngjashëm me trajneri e Tottenham Hotspurit kur ishte lojtar.

As Dybala e as Morata nuk arritën t’i marrin topin – ky i fundit e goditi me grusht Tonalin
Lexo po ashtu As Dybala e as Morata nuk arritën t’i marrin topin – ky i fundit e goditi me grusht Tonalin

“Ai më kujton shumë Antonio Conten”, deklaroi Albertini për La Gazzetta dello Sport. “Një mesfushor që luan për ekipin dhe ka tipare të larta individuale”.

Albertini tha gjithashtu se Tonali tani do të vlejë pesëfishin e tarifës fillestare të huazimit prej 10 milionë eurosh që Milani i pagoi Brescias për shërbimet e tij në vitin 2020.

“Për momentin, ai është i paçmuar”, shtoi Albertini. “Para së gjithash, sepse ai nuk është në treg dhe gjithashtu sepse sezoni nuk ka përfunduar ende”.

Në konfrontimin me Dumfries, Tonali krahasohet me Gattuson
Lexo po ashtu Në konfrontimin me Dumfries, Tonali krahasohet me Gattuson

“Nëse ai fiton Scudetton, situata mund të ndryshojë dhe vlera e tij mund të shkojë mbi 50 milionë euro”.

Milani e fitoi titullin për herë të fundit në vitin 2011 dhe, pavarësisht se i nevojitej vetëm një fitore dhe një barazim nga dy ndeshjet e fundit për të garantuar mbylljen e sezonit si kampion i Serisë A, Albertini i vlerëson shanset e tyre për të mposhtur rivalët e Interit vetëm në 60 për qind.

“Para ndeshjes (kundër Veronës) ndjeva se Milani kishte pak më shumë se 50 për qind të përfundimit në vend të parë”, potencoi  Albertini. “Tani mendoj se jemi në një 60 për qind të mirë”.

“Do të jetë e vështirë kundër Atalantës, por unë shoh një skuadër që është e gatshme dhe e vetëdijshme – dhe me shumë cilësi. Kushdo që thotë se Milani është më i miri nga më të këqijtë, më bën të qesh sepse nuk është kështu”, shtoi më tej legjenda e Rossonerëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori