Asnjë pandemi nuk mund ta ndalojë Tom Cruise që të gjejë dikë të veçantë në jetën e tij.

Aktori, 58 vjeçar, thuhet se ka nisur një romancë dashurie me bashkëpuntoren e tij nga “Mission: Impossible 7”, Hayley Atwell, 38 vjeçare.

Një burim pranë produksionit të filmit ka thënë të premten se ‘çifti u goditën me njëri-tjetrin që nga fillimi’.

Tom Cruise dhe Hayley Atwell (Foto: Getty Images)

“Izolimi dhe të gjitha vështirësitë që erdhën me të i sollën edhe më afër dhe ata janë bërë të pandashëm tani”, pretendoi burimi.

Tom Cruise ndalon përkohësisht xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”, pasi ekipi nuk i respektonte masat antiCOVID Tom Cruise ndalon përkohësisht xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”, pasi ekipi nuk i respektonte masat antiCOVID

Cruise u martua për herë të parë me aktoren dhe producenten Mimi Rogers nga 1987 deri në 1990. Po atë vit, ai nisi lidhjen me gruan e tij të dytë, aktoren Nicole Kidman.

Çifti ndajnë dy fëmijë: Isabella, 27 vjeçe, dhe Connor, 25 vjeç.

Tom Cruise dhe Hayley Atwell (Foto: Getty Images)

Pastaj në vitin 2006, Tom u martua me aktoren Katie Holmes. Kjo marrëdhënie zgjati deri në vitin 2012. Ata kanë një vajzë me emrin Suri, 14 vjeçe.

Ish-ylli i “Agent Carter” më parë kishte qenë në lidhje me modelin Evan Jones për dy vjet para se të ndaheshin në vitin 2015.

Tom ndërkaq ditë më parë ndaloi përkohësisht xhirimet e “Mission Impossible 7”, pasi ekipi nuk respektonte masat antiCOVID. /Telegrafi/

Tom Cruise (Foto: Getty Images)