Tom Cruise dëshmoi se ai nuk ishte vetëm një hero aksioni në ekranin e televorit ndërsa nxitoi të ndihmonte një kameraman i cili humbi ekuilibrin e tij në majë të një treni në lëvizje gjatë xhirimeve të skenave për “Mission Imposible 7” në hekurudhën e North Yorkshire Moors të enjten.
Ndërsa kameramani kishte veshur një parzmore, aktori kryesor, 58 vjeç, e kapi për ta ndaluar atë që të binte më poshtë vagonit dhe e tërhoqi atë lart në mënyrë që të mund të gjente ekuilibrin e tij, shkruan DailyMail.
Tom, i cili luan spiunin Ethan Hunt në filmin që po xhirohet, u bashkua me ‘të dashurën’ e tij Hayley Atwell, 39 vjeçe, dhe çifti filmoi skena të guximshme që përfshinin vrapimin në majë të lokomotivës ndërsa ajo udhëtonte.
Tom, i cili gjithashtu mbante të veshur një parzmore për çdo rast sigurie, pa që kameramani ishte në telashe gjatë xhirimeve dhe u hodh në aksion.
Aktori u përkul për të tërhequr anëtarin e ekipit, i cili mbante një aparat fotografik të madh për të xhiruar skenat e mbushura me adrenalinë.
Hayley kafshoi buzët ndërsa shikonte rënien nga vagoni poshtë, ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit, të cilët ishin vendosur në skajin tjetër të kabinës duke xhiruar skenat e çiftit, gjithashtu u përpoqën të ndihmonin.
Hayley dukej me stil për xhirimet e ditës ndërsa ishte veshur me një këmishë të bardhë me jakë të hapur, të cilën e shoqëronte me një jelek gri dhe pantallona të përshtatshme.
Ajo i lidhi flokët e saj brune në një model të kapur që të mos e errësonin shikimin e saj ndërsa vraponte përgjatë thëngjijve, dhe ajo gjithashtu mbante këpucë të sheshta.
Tom, ndërkohë, u shndërrua në spiunin Ethan Hunt duke veshur një këmishë të zezë me mëngë të gjata mbi pantallonat që kombinoheshin, dhe ai gjithashtu mbante doreza gjatë xhirimeve.
Kishte gjithashtu anëtarë të ekipit tq xhirimeve të vendosur në një platformë lëvizëse që ishte e bashkangjitur në një fasadë të përparme të një vagoni, dhe ata duket se ishin në krah për të ndihmuar dy aktorët në skenë.
Një helikopter u pa gjithashtu duke fluturuar lart mbi ta, duke filmuar në një aparat fotografik që ishte montuar në pjesën e përparme të kabinës.
Vizita e tyre për xhirimet e këtij filmi vjen katër muaj pasi filluan thashethemet për një romancë mes tyre.
Burimet thanë në atë kohë se xhirimet ‘i afruan’ dy aktorët dhe thuhet se ata u bënë ‘mjaft të pandashëm’ pasi ata ‘morën vëmendjen e njër-tjetrit që nga dita e parë’.
Tom dhe Hayley luajnë përkrah Vanessa Kirby dhe Rebecca Ferguson në filmin ku skenari për aventurën e fundit të personazhit të luajtur nga Tomi, Ethan Hunt është mbajtur plotësisht sekret.
Tom nuk ka pasur një romancë të profilit të lartë që nga divorci i tij me ish-gruan Katie Holmes, nga e cila u nda në vitin 2012 dhe me të cilën ka një vajzë 15 vjeçare të quajtur Suri.
Para kësaj, Tom ishte martuar me Nicole Kidman nga viti 1990 deri në vitin 2001. Pas ndarjes së tyre, ai mbajti kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre të adoptuar: Connor, 26 vjeç, dhe Isabella, 28 vjeçe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Drake befason sërish shqiptarët - pasi përmendi Prishtinën, tani shfaqet me flamurin kuq e zi në videoklipin e “Polar Opposites”

Vesa e zhgënjyer pas daljes nga BBVK: Unë buzëqeshi, edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin

James Blunt ua rikthen fansave në kujtesë përmes një videoje se dikur ka qenë ushtar në Luftën e Kosovës

Rita Ora bashkë me Taika Waititin ia hedhin valles me këngë shqipe për 28 Nëntor

Përplasje të forta mes banorëve, Edona James ia plas të qarës pas debatit të ashpër me Albyn dhe Lumbardhin në BBVK

Dafina Zeqiri mahnit me vokalin teksa këndon ‘live’ në darkën e organizuar nga presidentja Osmani

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Dafina Zeqiri mahnit me vokalin teksa këndon ‘live’ në darkën e organizuar nga presidentja Osmani

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Publikohet momenti kur Buci kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

Hamasi ka një kërkesë për Elon Musk, pas vizitës së këtij të fundit në Izrael

Trajneri i Anglisë bëhet viktimë e një mashtrimi ku humbi milionat