LAJMI I FUNDIT:

Tom Cruise detyrohet të punësojë truproje të peshave të rënda pas kërcënimeve me vdekje nga ish-anëtari i ekipit të filmit të ri

Tom Cruise detyrohet të punësojë truproje të peshave të rënda pas kërcënimeve me vdekje nga ish-anëtari i ekipit të filmit të ri

Aktori i njohur amerikan, Tom Cruise ka punësuar një ekip sigurie pasi ai dhe regjisori Christopher McQuarrie morën një sërë kërcënimesh nga një ish-punonjës.

Ylli 60 vjeç i filmave dhe regjisori i “Mission: Impossible”, 53 vjeç, morën shërbime të ekipit të sigurisë pasi një producent u largua nga ekipi gjë që çoi në ‘protesta të zemëruara’ dhe ‘frikë për hakmarrje të mëtejshme’, raportoi The Sun.

“Tom dhe Chris janë ende duke punuar në Mission: Impossible 8, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, por gjërat janë bërë gjithnjë e më të pakëndshme me një ish-anëtar të ekuipazhit dhe tani është rasti të mos rrezikojnë”, ka thënë një burim brenda ekipit të filmit.


“Është pak art që imiton jetën, në xhirime ka të bëjë me mbrojtje të rëndë dhe kërcënime dhe tani e njëjta gjë po ndodh prapa kamerave”, tha ai.

Sipas mediumit, punonjësi ishte caktuar të gjente lokacione xhirimesh për skenat – duke përfshirë një që përshkruan një përplasje treni – por planet e tij nuk u vunë në lëvizje në film.

“Aktori krysor i “Top Gun: Maverick” është mësuar të ketë ekipe sigurie rreth tij shumicën e kohës për shkak të famës së tij, por për Chris është një gjë shumë e re”, tha një burim tjetër.

Punonjësi që u largua ka nisur një proces gjyqësor ndaj Cruise, McQuarrie dhe Paramount Studios, dhe ka akuzuar oligarkët rusë që financonin punën e aktorit dhe një hetim të lidhur të FBI ndaj Paramount mbi financimin.

Burimi vuri në dukje se ndërsa ‘gjithçka është kthyer për keq… ata që janë përfshirë në filma janë të sigurt se gjithçka është plotësisht në rregull, ai është thjesht një ish-anëtar i inatosur i stafit’.

McQuarrie ka punuar gjerësisht me Cruise, duke drejtuar filmat e tij përfshirë “Jack Reacher” të vitit 2012, “Mission: Impossible – Rogue Nation” të 2015 dhe “Mission: Impossible – Fallout” 2018.

Ata aktualisht janë duke punuar në serinë e filmave me dy pjesë “Mission: Impossible – Dead Reckoning”, i cili do të shfaqet në kinema në 2023 dhe 2024.

Të gjitha lajmet nga Tom Cruise
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tom Cruise

Cruise po vjen nga vazhdimi jashtëzakonisht i suksesshëm i “Top Gun: Maverick”, i cili u ndal gjatë pandemisë dhe duke regjistruar shifra masive në arkë prej 714 milionë dollarësh në vend dhe 1.48 miliardë dollarë në mbarë botën pas publikimit të tij majin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori