LAJMI I FUNDIT:

Tollovi në sportelet për tatim në pronë (Video)

Tollovi në sportelet për tatim në pronë (Video)

Korridoret e komunës së Prishtinës u mbushen me qytetarë paraditen e së premtes. Ata po presin pagesën e taksave komunale e arritjen e marrëveshjeve për faljen e borxheve.

Për këtë arsye më së shumti radhë u krijuan tek pagesat e tatimeve në pronë.


Se ka fluks më të madh të qytetarëve për të paguar tatimin në pronë e konfirmoi edhe drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi.

Ai përmes telefonit i tha Klan Kosovës se gjatë muajit korrik dhe gusht është rritur numri i qytetarëve të interesuar për shlyerje të borxhit.