LAJMI I FUNDIT:

Tolaj: Nëse s’vjen vala e re e coronavirusit, i bie që shumica e kemi kaluar

Tolaj: Nëse s’vjen vala e re e coronavirusit, i bie që shumica e kemi kaluar

Infektologu Ilir Tolaj ka pohuar se nëse nuk vjen një valë e re e coronavirusit atëherë kjo gjë në mënyrë indirekte e vërteton që shumica e qytetarëve të Kosovës e kanë kaluar këtë sëmundje.

“Duhet pritet edhe së paku një javë për të parë se a do të kemi ngritje të numrit të rasteve. Në qoftë se tash në javën që po vjen do të kemi ketë ngritje dhe do të jetë kontinuele për çdo ditë do të kemi raste më shumë e më shumë, atëherë do të jemi në një situatë ku do të mund të konkludojmë se ndoshta jemi në një situatë ku do të kemi një valë tjetër të COVID-19 në Kosovë”, ka thënë Tolajnë Klan Kosova.


“Në qoftë se kjo nuk do të ndodhë atëherë është një vërtetim indirekt i faktit se shumica nga ne e kemi kaluar COVID-in”.

Ai po ashtu ka thënë që situata ende nuk është alarmante sa i përket numrit të personave të infektuar me kovid, mirëpo nëse një gjë e tillë ndodh atëherë Tolaj ia ka atribuuar këtë fushatave zgjedhore nga partitë të cilat nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

“Këto takimet në nivelin ministror me mediat praktikisht janë të ekzagjeruara”.

“Aktivitet për pandeminë dhe aktivitetet anti-COVID duhet të jenë të vazhdueshme. Nuk ka nevojë as për media, as për televizor, as për salla të mdhaja, as për deklarata pompoze të asaj”.

Sipas Tolajt, këto organizime nga ministria e japin një shije të hidhur dhe se askush nuk i merr seriozisht.

“Kjo jep një shije shumë të hidhur që praktikisht politika, autoritetet shëndetësore më shumë po kujdesen për imazhin e tyre se sa për gjendjen reale të shëndetit të popullatës dhe për gjendjen e pandemisë.

“Praktikisht, politika, autoritetet shëndetësore, në këtë rast më shumë po kujdesen për imazhin e tyre se sa për gjendjen reale të shëndetit të popullatës dhe gjendjen e pandemisë. Edhe për këtë arsye mendoj se nuk janë produktive, nuk i merr askush seriozisht, dhe nuk i respekton askush se çka thonë”, tha Tolaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori