LAJMI I FUNDIT:

“Tmerr çfarë po përjetojnë vajzat dhe gratë”, artistët shqiptarë reagojnë pas vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj

“Tmerr çfarë po përjetojnë vajzat dhe gratë”, artistët shqiptarë reagojnë pas vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj

Ditën e djeshme (e diel) një 18-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Nga Policia e Kosovës është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe deri më tani është arrestuar një i dyshuar, kurse i dyshuari i dytë gjendet në arrati.


Të njëjtit thuhet se kanë keqtrajtuar fizikisht të ndjerën, që si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Foto: E huazuar

Lidhur me rastin, reagimet kanë qenë të shumta nga politikanë e personazhe publike, të cilët theksuan se është një tmerr ajo që përjetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë.

Adriana Matoshi, Arian Agushi apo Gold AG dhe Robert Berisha – janë disa nga yjet shqiptarë që shprehën mllefin e tyre rreth kësaj ngjarje tragjike.

Adriana Matoshi

“Sa Dardani ec lirshëm në rrugë veç një Zot e di. Tmerr çfarë po përjetojnë vajzat dhe gratë tona. Qe sa vjet themi, ‘ishalla’ rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bëhen më të tmerrshme. Duhet një gjetje, një s’po di çka që ia futë në palcë frikën idiotëve dhe vrasësve, përndryshe shumë poshtë.

Më e keqja për ato nëna që përjetojnë dhunë në prezencë të fëmijëve e traumat po e bëjnë të veten pas një kohe.

Nuk kam fjalë”.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Gold AG

“Qejf të kem çikë e zor ta ruajmë. Del një i prishur në tru e në zemër e këput si lule akoma mirë pa çel. Dhe në fund të gjithë e shajnë laperin e vrasësin.

Por për fat të keq një shumicë prej tyre çdo ditë e shajnë Islamin e Myslimanin. Më shumë ju pengon Namazi në rrugë se sa droga në shtëpi e shkolla. Ngushëllime familjes së vajzës. Zot na udhëzo e na ruaj familjet tona”.

Arian Agushi (Foto: Instagram)

Robert Berisha

“Nuk ke çfarë i bën pandemisë apo viruseve, por atyre burrave të ligë pa pikë burrërie shumë e thjeshtë, para hotel Grandit në qendër të Prishtinës i lidh në konop edhe të gjithë ata që e keqtrajtojnë një femër”. /Telegrafi/