Vizitorët bënë paraqitje të mirë në gjysmën e parë të lojës, mirëpo ishin vendasit ata që shënuan.

Carlos Tevez mori një top nga Pereyra, depërtoi në zonë duke kaluar dy mbrojtës dhe në fund e mposhti portierin me një gol fantastik (25’).


Bianconerët patën shumë raste në pjesën e dytë për ta mbyllur me kohë takimin, porse nuk i shfrytëzuan shanset e tyre.

Tevez madje dështoi të shënonte nga pika e bardhë, kur Pereyra nxori një penalti.

Sidoqoftë, nikoqirët e mbrojtën rezultatin deri në fund të ndeshjes duke arkëtuar pikë të plota.

Aktualisht, Juventusi është 17 pikë përpara Romës që këtë javë luan kundër Cesenas. /Telegrafi/

telegrafi sport app