LAJMI I FUNDIT:

Tipi 2 i diabetit: Pija që e kontrollon sheqerin në gjak dhe mund ta parandalojë sëmundjen

Tipi 2 i diabetit: Pija që e kontrollon sheqerin në gjak dhe mund ta parandalojë sëmundjen

Tipi 2 i diabetit mund të shpijë në probleme serioze shëndetësore nëse nuk trajtohet, siç janë problemet me sy, me këmbë, e madje edhe deri te sulmi në zemër.

Për ta kontrolluar sheqerin në gjak, ekspertët rekomandojnë të hani një dietë të balancuar mirë dhe të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Alkooli dhe pijet e ndryshme përmbajnë sheqer të shtuar, andaj edhe nuk rekomandohen për konsumim nga ekspertët shëndetësorë.

Por, pijet tjera, si çaji i zi, janë dëshmuar se e parandalojnë këtë sëmundje.

Së fundmi është zbuluar se çaji i zi ndihmon në parandalimin e tipit 2 të diabetit, por edhe në kontrollimin e sheqerit në gjak.

Hulumtuesit thonë se çaji i zi, por edhe ai i gjelbër, janë të lirë, jo-toksik dhe, në fakt, agjent i mirë për uljen e sheqerit në gjak.

Sa i përket asaj se cilat ushqime duhet ngrënë e cila duhet shmangur, ekspertët thonë se duhet t’i monitoroni me kujdes karbohidratet që i konsumoni.

Sidoqoftë, përveç se duhet t’i hani ushqimet e duhura të cilat jua sugjeron doktori, ekspertët rekomandojnë edhe të bëni ushtrime të rregullta fizike, ku ushtrimet me intervale me intensitet të lartë janë më të shëndetshmet.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Journal of Agricultural and Food Chemistry’. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori