LAJMI I FUNDIT:

Tillerson: Bisedimet me Korenë e Veriut, me kushte

Tillerson: Bisedimet me Korenë e Veriut, me kushte

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u tërhoq nga oferta që i kishte pak ditë më parë Koresë së Veriut.

Fuqive botërore të mbledhura të premten në Nju Jork, ai u tha se Peniani, duhet ta meritojë të drejtën për të negociuar me Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e Sekretarit të Shtetit para Këshillit të Sigurimit të OKB-së shënoi një ndryshim të habitshëm, pasi ai kishte propozuar në fillim të javës, që diskutimet me Penianin të zhvilloheshin pa vendosur kushte paraprake. Por këto komente u kundërshtuan menjëherë nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Zëri i Amerikës thotë se kreu i diplomacisë amerikane kishte planifikuar ta përsëriste të premten thirrjen e tij në takimin ministrave të jashtëm të Kombeve të Bashkuara, për çështjen e Koresë së Veriut. Por ai e ndryshoi papritur fjalimin.

Deklaratat kontradiktore sinjalizojnë përçarjen brenda administratës Trump, lidhur me Korenë e Veriut, e cila po perfeksionon raketat bërthamore drejt qëllimit për të arritur SHBA.

Presidenti Donald Trump është zotuar të mos e lejojë Penianin të ketë këtë aftësi bërthamore, qoftë edhe përmes ndërhyrjes ushtarake.

Tillerson tha se fuqizimi në rritje i kapacitetit bërthamor të Koresë së Veriut përbën “një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë amerikane.

Ai shtoi tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë, por se “do të përdorin të gjitha masat e nevojshme për t’u vetëmbrojtur nga një agresion i shtetit komunist”.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori