LAJMI I FUNDIT:

Tifozi i veçantë çek i Kosovës – Martin Sneberk mban album me fotografitë e lojtarëve Dardanë dhe mbledh autografe

Tifozi i veçantë çek i Kosovës – Martin Sneberk mban album me fotografitë e lojtarëve Dardanë dhe mbledh autografe
Martin Sneberk (Foto: Telegrafi)

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar simpati të madha gjithandej botës pas paraqitjeve superiore në futboll.

Kosova dhe Çekia do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për eliminatoret e Grupit A për Euro 2020.


Shumë tifozë nga Kosova, por edhe shqiptarë që jetojnë në vendet evropiane kanë udhëtuar drejt Plzenit për të përkrahur ekipin Dardanë.

Çekët i frikësohen më të keqes nga tifozët e tyre, thirrjet raciste dhe politike mund ta 'kualifikojnë' Kosovën në Euro 2020
Lexo po ashtu Çekët i frikësohen më të keqes nga tifozët e tyre, thirrjet raciste dhe politike mund ta 'kualifikojnë' Kosovën në Euro 2020

Megjithatë, përveç shqiptarëve, ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes ka fituar simpati edhe nga qytetarë evropianë.

I tillë është edhe i riu çek, Martin Sneberk, i cili pëlqen jashtë mase ekipin përfaqësues të Kosovës, shkruan Telegrafi.

Martin Sneberk me albumin e tij (Foto: Telegrafi)

Ekipi i Telegrafit është takuar me të gjatë ditës së sotme dhe Sneberk ka treguar se ka simpati për Dardanët dhe mban një album me fotografitë e futbollistëve të Kosovës.

Ai gjatë ditës ka qëndruar afër hotelit ku qëndron ekipi i Kosovës duke mbledhur autografe nga futbollistët tanë, përcjell Telegrafi.

Shumica e lojtarëve ia kanë plotësuar dëshirën të riut çek duke nënshkruar në albumin dhe vendin ku kërkonte autografe, ndërsa vetëm pesë nga ta kanë mbetur pa nënshkruar.

Bersant Celina, Edon Zhegrova dhe Valon Berisha janë lojtarët e vetëm që nuk kanë dhënë ende autograf për Sneberk, ndërsa mungojnë edhe nënshkrimet e lojtarëve të lënduar: Bernard Berisha dhe Vedat Muriqi. /Telegrafi/  

Albumi i nënshkrimeve të lojtarëve (Foto: Telegrafi)

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori