eksperti-banner

Sot (e shtunë) zhvillohet derbi rajonal në mes të Prishtinës dhe Llapit në kuadër të javës së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadra llapjane është mobilizuar shumë për këtë ndeshje dhe siç thonë drejtuesit ata presin një përkrahje të madhe të shikuesve.


Dihet që tanimë Llapi ka tifozë të veçantë, e njëri ndër ta është edhe Arsim Duplaku.

Duplaku, sot ka vendosur që ta shkruajë emrin e skuadrës së zemrës në kokën e tij.

llapi 1 1 e1557577124409

Një gjë të tillë, tifozi i veçantë e ka bërë në një prej salloneve për prerjen e flokëve në Podujevë.

Ndryshe, ndeshja fillon nga ora 16:00 në stadiumin "Fadil Vokrri", ndërsa interesimi është shumë i madh.

llapi 1 2 e1557577142245

telegrafi sport app