LAJMI I FUNDIT:

Tifozi i Athletic Bilbaos që u bë viral në internet – “Vetëm dua ta shijoj futbollin, nuk do të largohem i hidhëruar”

Tifozi i Athletic Bilbaos që u bë viral në internet – “Vetëm dua ta shijoj futbollin, nuk do të largohem i hidhëruar”

Mbrëmja e së shtunës ishte një ditë feste për Real Sociedadin dhe tifozët e saj, teksa ata mposhtën rivalin Athletic Bilbao me rezultat të thellë 3-0, në atë që njihet ndryshe në Spanjë si derbi bask.

Padyshim që imazhi më i famshëm që doli nga ajo ndeshje ishte i një tifozi të Athletic Bilbaos.


Jon Azanza u bë viral në internet pas fotos që shihet i vetëm në mesin e fansave të Sociedadit të cilët po festonin golin e ekipit të tyre. Përkundër mjedisit që e rrethonte, Azanza u duk mjaft i qetë.

“Një koleg i imi është tifoz i Sociedadit dhe ka blerë një biletë sezonale, por ai nuk mund të ishte prezent në këtë ndeshje. Ai më tha se, nëse do të kisha dëshirë, do të më lejonte të kisha biletën e tij të anëtarësimit në mënyrë që të shijoja nga afër ndeshjen. Nuk kisha qenë kurrë në “Anoeta” dhe doja ta përjetoja. Kështu rrodhën gjërat”, tha ai në një intervistë për mediat.

Tutje, Azanza thotë së ai është ndjerë mjaft i sigurtë në stadium.

“Kjo është ajo që na bën të dallojmë nga të tjerët. Disa tifozë nga Bilbao që takova në stadium më thanë ‘Aupa Athletic’, ata nga Sociedadi më inkurajuan gjithashtu. Nuk kishte asgjë të çuditshme dhe as nuk ndjeva i pasigurt, përkundrazi. Unë isha shumë rehat me njerëzit dhe duke u përpjekur për të mbështetur ekipin që dua.”

Shumë tifozë të futbollit kanë mbetur të habitur se si ai u pa aq pozitiv e me një buzëqeshje në fytyrë, përkundër rrethanave dëshpëruese për ekipin e tij.

Takefusa Kubo bëhet hit në rrjetet sociale me vallëzimin e tij
Lexo po ashtu Takefusa Kubo bëhet hit në rrjetet sociale me vallëzimin e tij

“Unë thjesht do të shijoj futbollin, i cili është një spektakël. Unë nuk do të largohem prej andej i hidhëruar. Ka gjëra të tjera që na bëjnë të hidhërohemi  dhe futbolli nuk është një prej tyre. Është pasion, nuk do të trishtohem. Atmosfera e mrekullueshme në Anoeta e transmetonte atë lumturi. Gëzimi që ndjeu kundërshtari u rrënjos tek unë pavarësisht humbjes”, përfundoi Azanza./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori