LAJMI I FUNDIT:

Tifozët zgjedhin 10 mesfushorët më të mirë defensiv në botë – Casemiro i pari, Kante i gjashti dhe Busquets i shtati

Tifozët zgjedhin 10 mesfushorët më të mirë defensiv në botë – Casemiro i pari, Kante i gjashti dhe Busquets i shtati

Ylli i Real Madridit, Casemiro, është kurorëzuar si mesfushori më i mirë defensiv në futbollin botëror tani, duke mposhtur në garë yllin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich.

Mesfushori defensiv me shumë vlera, mbërriti te Los Blancos në vitin 2013 dhe që atëherë është bërë një pjesë integrale e skuadrës së Real Madridit.

Casemiro ka grumbulluar tashmë një shifër mbresëlënës me 14 trofe në Madrid, rekord që përfshin edhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Tifozët renditin 10 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – Messi i dyti, Ronaldo i katërti
Lexo po ashtu Tifozët renditin 10 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – Messi i dyti, Ronaldo i katërti

Mediumi Star Daily ka renditur tashmë në krye reprezentuesin e Brazilit, duke thënë se ai është ‘lojtari më i rëndësishëm ekipit’, përpara Sergio Ramos dhe Karim Benzema.

Gazeta tregoi numrin e paraqitjeve të Casemiros për skuadrën e Zinedine Zidane këtë sezon dhe se si ai “ruan formën e mesfushës dhe shton një element më të fortë”.

Ylli i Madridit ka bërë 34 paraqitje në La Liga këtë sezon ndërsa Los Blancos mposhti rivalët e ashpër të Barcelonës në luftën për titullin e ligës.

Kimmich, i cili gjithashtu konsiderohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, shpesh është vendosur si një mesfushor mbrojtës për Bayern Munichun.

Sipas Daily Star, ylli 25-vjeçar gjerman ‘ka qenë viktimë e shkathtësisë së tij’ për shkak të faktit se ai ‘shkëlqen në pozicione të shumta’.

Sipas gazetës, Kimmich po zhvillohet me shpejtësi në një nga lojtarët më të mirë në botë dhe jo vetëm.

Tifozët renditin dhjetë mbrojtësit e majtë më të mirë në botë – Alba i pari, Alaba i treti dhe Marcelo i shtati
Lexo po ashtu Tifozët renditin dhjetë mbrojtësit e majtë më të mirë në botë – Alba i pari, Alaba i treti dhe Marcelo i shtati

Ylli i Atletico Madridit, Thomas Partey dhe ylli i Liverpoolit, Fabinho përfunduan përkatësisht të tretin dhe të katërt, ndërsa në vendin e pestë përfundoi Rodri i Manchester Cityt.

Në listën kishte vend edhe për emra tjerë të mëdhenj si N’Golo Kante dhe Sergio Busquets.

Më poshtë janë 10 mesfushorët më të mirë defensiv në futbollin botëror:

10.Fernandinho (Manchester City)

9.Axel Witsel (Borussia Dortmund)

8.Nemanja Matic (Manchester United)

7.Sergio Busquets (Barcelona)

6.N’Golo Kante (Chelsea)

5.Rodri (Manchester City)

4.Fabinho (Liverpool)

3.Thomas Partey (Atletico Madrid)

2.Joshua Kimmich (Bayern Munich)

1.Casemiro (Real Madrid)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori