Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendimin për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave, ku përfshihen edhe aktivitetet sportive.

Me vendimin e ri nga 28 qershori lejohet edhe prania e publikut në ndeshjet sportive.


Kësisoj, sportdashësit nga java e ardhshme mund t’i kthehen karrigeve të stadiumeve, por edhe sporteve tjera.

Prishtina Ballkani e1589978128120 Foto nga ndeshja Prishtina-Ballkani (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Më poshtë është vendimi i shfuqizimit që është bërë sonte nga qeveria e Kosovës.

“Shfuqizohet: Vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jo publike që kanë mundur të mbahen pa praninë  publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj”, thuhet në vendim.

ball

Më së shumti do të fitojnë klubet e futbollit pasi Superliga është në vlugun e saj. /Telegrafi/

telegrafi sport app