Tifozët e Liverpoolit u mashtruan nga ata të Wolverhampton Wanderers, gjatë përballjes së tyre në xhiron e fundit në Ligën Premier.

Në ditën kur po vendosej titulli, Manchester City po përballej me Brightonin (4-1), ndërsa ‘The Reds’ kishin punë me Wolves (2-0).

Në minutat e para të ndeshjes, tifozët e Wolves i kishin gënjyer ata të Liverpoolit se Brightoni kishte kaluar në epërsi, pak minuta para se Glen Murray të realizonte në të vërtetë.

Tifozët e ‘The Reds’ filluan të kërcenin nga gëzimi, por e kuptuan më vonë që ishte lajm i rrejshëm, deri në momentin kur Brightoni shënoi përnjëmend në portën e Manchester Cityt.

Të gjitha lajmet nga Liverpool Të gjitha lajmet nga Liverpool

Festa e tifozëve të Liverpoolit nuk zgjati shumë, pasi Sergio Aguero i barazoi shifrat, ndërsa Aymeric Laporte, Riyad Mahrez dhe Ilkay Gudogan, shënuan për 4-1, për ta mbyllur kështu dilemën për titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/