LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Liverpoolit duhet të presin ende që ta shohin Salahin duke luajtur, ai nuk ka vizë punë për Britani

Tifozët e Liverpoolit duhet të presin ende që ta shohin Salahin duke luajtur, ai nuk ka vizë punë për Britani

Tifozët e Liverpoolit duhet të presin edhe pak kohë që ta shohin Mohamed Salahin në fushë me fanellën e Liverpoolit.

E gjithë kjo pasi lojtari ende nuk ka të drejtë punë në Angli.


Lajmin e ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp, i cili thotë se transferimi 42 milionësh nuk do të luajë ndaj Tranmere Rovers të mërkurën.

Egjiptiani duhet të largohet nga Britania e Madhe derisa t’i kompletojë dokumentet për leje pune.

“Mo Salah është në stërvitje me ne por nuk do të luajë shkaku i rregullave dhe jemi të detyruar t’i pranojmë”.

“Ne do të mundohemi që t’i sigurojmë një vizë pune, nuk jam edhe aq i sigurt se cfarë i duhet, por do të jetë në Paris për katër ose dy ditë, pastaj do të kthehet. Shpresojmë ta shohim të luajë së shpejti”, ka thënë Klopp.

Për fansat e Liverpoolit lajm i mirë është se në stërvitje kanë zbritur Adam Lallana dhe Philippe. /Telegrafi/