Tifozët e Juventusit e duartrokitën golin e jashtëzakonshëm të Ronaldos, portugezi i falënderon ata


Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë dy gola kundër Juventusit në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale.
Por goli i dytë i shënuar nga ai ishte i jashtëzakonshëm, ndoshta më i miri për këtë vit.
Më një goditje me gërshërë e la të fjetur Gigi Buffonin dhe mbrojtjen bardhezi.
https://twitter.com/Me__Aashoo/status/981268189689589764
Por pas goli Ronaldo në vend së të fishkëllehet nga tifozët e Juventusti, ai mori duartrokitjet e tyre.
Portugezi nuk hezitoi t’i falënderojë duke u ndjerë mirë me këtë gjest.
Ky ishte goli i 14 i Ronaldos në këtë sezon, ndërsa ka arritur të shënojë në 10 ndeshje radhazi.

Portugezi edhe pse 33 vjeç po vazhdon të mahnitë më formën e tij, ndërsa mbetet lider i padiskushtueshëm i Real Madridit. /Telegrafi/






































