Juventus konsiderohet si një nga ekipet favorite për të fituar Ligën e Kampionëve dhe fuqinë e saj e tregoi kur e eliminoi Atletico Madridin.  

Edhe pse ishin në disavantazh me dy gola nga ndeshja e parë, arritën të fitonin 3-0 në ndeshjen e dytë.

Të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, bardhezinjtë ëndërrojnë të kthejnë në shtëpi trofeun që u mungon që shumë vite dhe shpesh i kanë shkuar afër.

Cristiano Ronaldo (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Por tifozët e Barcelonës, nuk ia kanë edhe aq frikën CR7 dhe klubit torinez.

Sipas një sondazhi të bërë nga “Mundo Deportivo”, Juventus është zgjedhja e dytë e preferuar tifozëve të Barcelonës.

Porto është më  e votuara me 54,62 për qind.

Alex Telles pasi shënoi golin nga pika e bardhë (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Pastaj vjen Juventusi me shokë janë përzgjedhur nga 16,58% e publikut.

Pas tyre vjen Manchester United (9,66%), Ajax (8,08%), Tottenham (4,82%), Manchester City (3,71%) dhe Liverpool që preferohet më pak me (2,26%). /Telegrafi/