eksperti-banner

Neymar ishte në qendër të vëmendjes në këtë verë, pasi e kërkonte largimin nga Paris Saint-Germian dhe rikthimin në Spanjë.

Sulmuesi brazilian nuk dëshironte të qëndronte më në Parkun e Princave, derisa Barcelona dhe Real Madridi e dëshironin transferimin e tij.


Por, trajneri i parisienëve, Thomas Tuchel ka thënë se 27-vjeçari është i përkushtuar ndaj klubit dhe në fushë të jap më të mirën.

Tuchel Thomas Tuchel

“Ai ka kontratë me klubin dhe është 100 për qind me ne. Unë mund të konfirmojë se ai është i përfshirë plotësisht në skuadër dhe me grupin e lojtarëve”, ka thënë strategu i kampionëve të Ligue 1.

“Neymar po kalon mirë me bashkëlojtarët dhe është normale për të dhe është gjë e mirë për skuadrën”, ka shtuar më tej Tuchel.

PSG-ja ishte e gatshme që ta shiste brazilianin në këtë afat kalimtar veror, por që kërkonte shuma të larta parash që Los Blancos dhe Blaugranasit refuzonin t’i ofronin. /Telegrafi/

telegrafi sport app