Kepi i Gjelbër i befasoi "Ekspertët", megjithatë kishte të tillë që besuan në barazim me gola


Në mbi 4200 parashikime që u regjistruan për përballjen mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër, asnjë tifozë nuk ka arritur të qëllojnë saktë rezultatin në platformën e Telegrafit, “Eksperti”.
Ndeshjet e Kupës së Botës po vazhdojnë të sjellin interes të jashtëzakonshëm në “Eksperti”, ku po zhvillohet një garë e madhe për të fituar çmimet si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrit Segway dhe PlayStation 5.
Spanja nuk e nisi mbarë Kampionatin Botëror 2026, ku regjistroi një barazim 0-0, rezultat që ky ishte mjaftë befasues. Në statistikat e ekspertëve, përqindja e saktë është zero, por kishte nga ata që e parashikuan se ndeshja mbyllet në barazim.

Nga 4 mijë tifozë që dhanë parashikimet e tyre, vetëm 11 e kanë qëlluar pjesërisht saktë, me rezultat 2-2 (shtatë veta) dhe 1-1 (katër veta).

Pjesa më e madhe besonte në një fitore të thellë të Spanjës, pra, me rezultat 4-0, 5-0, 3-0 ose 6-0.

Kjo tregon se, pavarësisht analizave dhe pritshmërive para ndeshjeve, futbolli vazhdon të mbetet i paparashikueshëm dhe pikërisht kjo e bën garën edhe më interesante për tifozët dhe ekspertët.
Regjistrohu në eksperti.telegrafi.com, bëhu pjesë e garës dhe dëshmo se sa mirë e njeh futbollin. /Telegrafi/






































