Thirrje për hedhjen e ndihmave nga ajri në Siri
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca u kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të nisin hedhjen e ndihmave nga ajri në zonat e rrethuara të Sirisë.
Ato kanë thënë se Qeveria e Sirisë nuk ka respektuar afatin e 1 qershorit për të shpërndarë ndihma, në bazë të marrëveshjes së arritur me fuqitë rajonale dhe botërore.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se qindra-mijëra sirianë kanë nevojë për qasje “të qëndrueshme dhe të rregullt” në ndihma.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të hënën për të diskutuar hedhjen e ndihmave nga ajri.
Siria është në luftë civile qysh në vitin 2011. Mbi 270 mijë njerëz janë vrarë dhe më shumë se gjysma e popullsisë është zhvendosur.
Nga
Telegrafi
02/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































