LAJMI I FUNDIT:

Thirrja e G7 për dialogun Kosovë-Serbi, deklarata e Sarrazinit për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe betimi i ushtarëve të rinj të FSK-së – top lajmet e javës

Thirrja e G7 për dialogun Kosovë-Serbi, deklarata e Sarrazinit për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe betimi i ushtarëve të rinj të FSK-së – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas ministrat e jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) u kanë bërë thirrje Kosova dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e raporteve.

Po javën që po lëmë pas i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin theksoi se qëllimi final i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimit Evropian.


Po gjatë kësaj jave vendit iu shtuan edhe 257 ushtarë të rinj, ndërsa në ceremoni u potencua sërish se anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri.

G7 kërkon nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog

Ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) në fillim të javës që po lëmë pas u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve.

“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesa të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën, dhe të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, që do t’u lejonte të realizonin perspektivat e tyre respektive evropiane, që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal dhe të ishte në dobi të të gjithë qytetarëve të rajonit”, thuhej në deklaratën e përbashkët të ministrave të G7.

G7 ka mirëpritur vendimin e Kosovës për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, dhe i ka bërë thirrje edhe Serbisë që të bëjë të njëjtën gjë.

“U bëjmë thirrje vendeve të rajonit që të avancojnë reformat e brendshme, veçanërisht për sundimin e ligjit, për të zgjeruar hapësirën e politikës së brendshme, për të përmirësuar mjedisin për shoqëri civile dhe media të pavarura, për të vazhduar përpjekjet e tyre për parandalimin e radikalizmit dhe dhunës, të mbështesin pajtimin dhe të luftojnë kundër dezinformimit të gjenocidit si dhe glorifikimit të krimeve të luftës dhe kriminelëve të dënuar të luftës”, u tha në deklaratë.

Ministrat e G7-s po ashtu thanë se mbështesin bashkëpunimin rajonal dhe tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor, “veçmas të tregut të përbashkët rajonal dhe të agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor në kuadër të kornizës së Procesit të Berlinit”.

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Sarrazin: Qëllimi final i Gjermanisë, ta kemi Kosovën në NATO

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se qëllimi final i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimit Evropian.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se çdo vend me vendime demokratike dhe të lira për t’u bashkuar me NATO-n është një vendim i mençur.

Sarrazin ka shtuar se Kosova duhet të mos e harrojë se akoma i ka 5 vende që nuk e njohin dhe se jo çdonjëri ka një pozicion të qartë siç e kanë gjermanët.

Sarrazin: Qëllimi final i Gjermanisë, ta kemi Kosovën në NATO
Lexo po ashtu Sarrazin: Qëllimi final i Gjermanisë, ta kemi Kosovën në NATO
“]

Se a do ta ndihmojë Gjermania Kosovën për t’u bërë pjesë e NATO-së, ai ka thënë se për momentin kanë tema të tjera në krye të listës për të cilat janë duke punuar, siç është Këshilli i Evropës.

“Këshillin e Evropës, dhe në përgjithësi ne gjithmonë jemi të gatshëm që të ndihmojmë, por gjithashtu duhet të mendojmë se nuk jemi më të mirët për të ndihmuar me disa shtete anëtare, besoj se e kuptoni se çfarë dua të them”, tha ai duke shtuar se janë pro aplikimit të Kosovës në KE dhe se e mbështesin e do të bëjnë çkado që munden për ta bërë të suksesshme Kosovën.

Emisari gjerman Manuel Sarrazin gjatë një vizite në Prishtinë / Foto: Ridvan Slivova

Sarrazin tutje ka thënë se për këtë Qeveria e Kosovës e di se deri te vendimi final do të zhvillohet një lojë e gjatë dhe është si maratonë, kështu që duhet, sipas tij, tani të fillojë të vrapojë dhe të punojë e punojë.

“Në maratonë, ju nuk duhet të vraponi shpejt në kilometrat e para, pasi që kilometrat e fundit janë aty dhe duhet të keni një ritëm dhe pamje të qartë. Ne do t’i bashkohemi Kosovës në të gjithë rrugëtimin e maratonës, do t’i japim ujë, do t’i brohorasim dhe mbështesim dhe do të flasim gjithashtu me secilin për ta mbështetur Kosovën që të jetë e suksesshme”, tha ai.

Kosovës i shtohen edhe 257 ushtarë të rinj

Nga e premtja Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar edhe 257 ushtarë të rinj.

Në ceremoninë e betimit të këtyre rekrutëve të rinj e cila u mbajt në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, komandantja supreme e Ushtrisë së Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se me këtë numër të rekrutëve FSK-ja gjithnjë e më shumë po zhvillohet konform standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive më moderne në botë.

Presidentja e Kosovës u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri dhe se në këtë drejtim po punojnë në përgatitjen më të mirë të ushtrisë së Kosovës.

“Agresioni i Rusisë këto ditë po tregon gjithmonë se do të gjinden forca që do të duan ta shkatërrojnë paqen dhe duan ta cenojnë lirinë dhe të drejtën e kombeve për të jetuar të lirë. Ne e kemi provuar të njëjtën gjë më parë prandaj nuk do të ndalemi asnjëherë që ushtrinë tonë ta përgatisim sa më mirë dhe ta rrisim sa më shumë në mënyrë që ajo të jetë të gatshme jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë por edhe një partnere e besueshme e aleatëve tanë në NATO, aleancë në të cilën synojmë të anëtarësojmë Republikën e Kosovës.

Anëtarësimi në NATO është domosdoshmëri dhe i ndihmon paqes dhe stabilitetit rajonal. FSK çdo ditë e më tepër po shndërrohet në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s falë këmbëngulësisë të pjesëtarëve të saj dhe mbështetje të përhershme nga institucionet e vendit, por edhe nga aleatet tanë perëndimor e para se gjithash nga SHBA-ja”, tha Osmani.

Betohen edhe 257 ushtarë të rinj, Osmani: Anëtarësimi në NATO i domosdoshëm
Lexo po ashtu Betohen edhe 257 ushtarë të rinj, Osmani: Anëtarësimi në NATO i domosdoshëm

“Me ju sot nuk po e rrisim vetëm numrin e efektivëve të ushtrisë sonë, por edhe sigurinë dhe garancinë për një të tashme e të ardhme më të mirë, sytë tanë janë sot nga ju, shpresa jonë është e varur tek ju, synimi ynë është paqja dhe nuk duhet të lejojmë që ajo të na cenohet nga askush. Objektivi ynë është BE-ja, është NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare ku Kosova e meriton të jetë, të cilat e forcojnë edhe më tej subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë krahas forcimit të kompetencës të mbrojtjes dhe sigurisë”, u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se ushtria jonë po i shton radhët me vajzat dhe djemtë të rinj që atdhedashurinë po e transformojnë edhe në profesionalizëm. Derisa ka inkurajuar vajzat dhe gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e ushtrisë.

Ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj të FSK-së

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Kosova nuk do të mund të ishte këtu ku është tani pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), derisa u shpreh se komandant i përjetshëm i ushtrisë së Kosovës është Komandanti Legjendar, Adem Jashari.

Ndërsa, theksoi se investimet në ushtri, blerja e pajisjeve dhe mirëqenia e ushtrisë mbetet prioritet i tyre.

“Të dashur ushtarë jashtë jetës suaj profesionale do të keni eprorë dhe udhëheqës të ndryshëm, por një e keni të përhershëm dhe të përjetshëm dhe ai është komandanti legjendar, Adem Jashari. Sa herë që rreziqet na kanosin, sa herë që rrugët bëhen të mundshme sa herë që lypset sakrificë, forcë dhe guxim, trimëri, atë mund ta gjeni tek familjet e dëshmorëve, varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e martirëve. Investimi në ushtri, blerja e pajisjeve ushtarake, mirëqenia e ushtrisë sonë është prioriteti ynë. Këto mundësojnë që të kemi një forcë të përgatitur të pajisur të trajnuar sipas standardeve të NATO-së. Ushtria e Kosovës po dëshmon çdo ditë që është e gatshme për misionet që na presin në të ardhmen së bashku me ushtritë e vendeve partnere”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori