Theret me thikë një person në Prishtinë


Një person është therur me thikë sot në Çagllavicë të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë”, tha ai.
Borovci ka shtuar tutje se "Policia menjëherë ka filluar me trajtimin e të gjitha informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































