LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një i mitur në Prishtinë, arrestohet një person

Theret me thikë një i mitur në Prishtinë, arrestohet një person

Këtë të martë, një mitur është therur me thikë në rrugën “12 qershori” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri të ditur se është identifikuar i dyshuari dhe është arrestuar nga policia.


“Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për një person të lënduar. Viktima, i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njejtit është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë.

I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policies”.

“Policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Borovci.