LAJMI I FUNDIT:

Theren me thikë dy shtetas të huaj në Prishtinë

Theren me thikë dy shtetas të huaj në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një shtetas i huaj e ka sulmuar fizikisht një person tjetër (shtetas të huaj) duke e therur me thikë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therë me thike viktimën mashkull shtetas i huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/