LAJMI I FUNDIT:

Theo Hernandez: Franca nuk ka frikë nga Messi

Theo Hernandez: Franca nuk ka frikë nga Messi

Mbrojtësi i majtë i Milanit dhe Francës, Theo Hernandez, pretendon se Les Blues ‘nuk kanë frikë’ nga Lionel Messi, megjithëse Argjentina është ‘një ekip i jashtëzakonshëm’.

Ylli i kuqezinjve ndihmoi Francën të siguronte një fitore 2-0 ndaj Marokut të mërkurën, duke siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës për herë të dytë radhazi.


Kjo finale do të jetë e para për ish-yllin e Real Madridit, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës së Francës në “Rusi 2018”.

“Tani duhet të mendojmë për finalen, jam i lodhur, por është shumë mirë të fitosh një gjysmëfinale të Kupës së Botës”, ka thënë fillimisht Theo për La Gazzetta dello Sport.

“Tani duhet të rikuperojmë për të dielën, nuk kemi frikë nga Messi, por Argjentina është një ekip i jashtëzakonshëm dhe kemi disa ditë për të punuar”, përfundoi mbrojtësi francez.

Messi ka kontribuar në tetë nga 12 golat e Argjentinës në Kupën e Botës dhe do të luajë në finale për herë të dytë në karrierën e tij.

Asnjë vend nuk ka arritur në finalen e Kupës së Botës më shumë se Franca në 24 vitet e fundit.

Les Blues e fituan atë në vitin 1998 dhe në 2018 dhe humbën në vitin 2006 kundër Italisë së Marcello Lippit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori