LAJMI I FUNDIT:

Thëniet më inspiruese nga njeriu më i preferuar i internetit, Keanu Reeves

Thëniet më inspiruese nga njeriu më i preferuar i internetit, Keanu Reeves

Babai e kishte lënë kur ai kishte qenë vetëm 3 vjeçar, motra e tij ishte diagnostikuar me leukemi, shtatzënia e të dashurës i kishte dështuar – këto janë vetëm disa prej fatkeqësive që e kanë përcjell aktorin e filmave “Matrix”, Keanu Reeves.

Por, pavarësisht këtyre sfidave dhe shumë tjerave që ai i ka përjetuar, prapëseprapë ka arritur ta mahnitë botën me thjeshtësinë e tij, transmeton Telegrafi.


Ai ende udhëton me tren publik, ndërkaq së fundmi është zbuluar se kishte themeluar edhe një shoqatë bamirësie për personat me kancer, por që nuk e kishte përfshirë emrin e tij.

Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa thënie inspiruese nga ky aktor i mahnitshëm, i cili padyshim se mund të na motivojë të gjithë neve.

“Nëse mund ta bëni një femër të qesh, ju do ta shihni gjënë më të bukur në Tokën e Zotit”

– “Duhet ta ndryshoni jetën nëse nuk jeni të lumtur dhe zgjohuni nëse gjërat nuk janë duke rrjedhur në mënyrën se si ju dëshironi”

– “Çdo sfidë në jetë ju ka formësuar në personin që jeni sot. Jeni falënderues kohërave të këqija, sepse vetëm sa ju kanë bërë më të fortë”

– “Ndonjëherë armiqtë janë mësuesit tanë më të mirë, njerëzit mund të mësojnë nga gabimet e tyre dhe ndonjëherë shkatërrimi nënkupton rilindje”

– “Unë besoj në dashurinë në shikim të parë. Ju e dëshironi atë lidhje, dhe pastaj i dëshironi disa probleme”

– “E nesërmja nuk është e garantuar, andaj jetoni sot!”

– “Ndonjëherë gjërat e thjeshta janë më të vështirat për t’u arritur”

– “Rënia në dashuri dhe të pasurit lidhje romantike janë 2 gjëra shumë ndryshe”

– “Jam rritur për t’i trajtuar njerëzit saktësisht në mënyrën se si do të dëshiroja të trajtohem nga tjerët. Kjo quhet respekt”

– “Gjithmonë do të jem i dashuruar me dashurinë”

– “Besoj se të jetosh pa dashuri, të mos e përjetosh atë apo të mos jesh në gjendje ta dhurosh, është një dënim mjaft i madh”

– “Personi që nuk më lejonte të isha i lumtur kam qenë vet unë”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori