LAJMI I FUNDIT:

Thënie të Napoleonit: Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë!

Thënie të Napoleonit: Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë!
Thënie të Napoleonit: Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë
Lexo po ashtu Thënie të Napoleonit: Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë

• Historia është një tërësi gënjeshtrash për të cilat është rënë dakord.

• Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.

• Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i të qeverisurit është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan.

• E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë.

• Nëse do më duhej të zgjidhja një fe, dielli si dhënës universal i jetës do të ishte zoti im.

• Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.

• Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë.

• E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.

• Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar.

• Në politikë… kurrë mos u tërhiq… kurrë mos u tërhiq… kurrë mos prano një gabim.

• Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin.

• Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtyteve të tyre.

• Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.

• Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.

• Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton.

• Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë.

• Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht.

• Pasuria nuk është të kesh thesare, por të dish t’i përdorësh ata.

• Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.

• Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin.

• Mënyra më e sigurt për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.

• Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë.

• Lufta është biznesi i barbarëve.

• Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë. /Tirana Observer/