LAJMI I FUNDIT:

Thënie të Napoleonit: Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë

Thënie të Napoleonit: Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë

Napoleon Bonaparte është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës. Në kulmin e pushtetit të tij, kontrollonte një pjesë të madhe të Evropës – nga Gadishulli Iberik në perëndim, deri në Poloninë e ditëve të sotme në lindje. Ai ishte lider i madh, njeri vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues. Më poshtë mund të lexoni disa thënie të tij.

• Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim

• Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.

• Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.

• Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.

• Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.

• Në politikë, absurditeti nuk është handikap.

• Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.

• Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.

• Një lider është një tregtar me shpresë.

• Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.

• Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifeja.

• Njeriu duhet të luftojë më shumë për interesat e tij se për të drejtat e tij.

• Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë.

• Njeriu i vërtetë nuk urren askënd.

• Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë.

• Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit.

• Në mes të atyre që nuk iu pëlqen të shtypen janë shumë që duan të shtypin.

• Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë.

• Çdo ushtri marshon mbi stomakun e saj.

• Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.

• Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë.

• Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.

• Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën.

• Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurt humbjen.

• Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë. /Tirana Observer/