LAJMI I FUNDIT:

Thënie inspiruese nga Arnold Schwarzenegger – njeriu që arriti çfarëdo që dëshiroi në jetë

Thënie inspiruese nga Arnold Schwarzenegger – njeriu që arriti çfarëdo që dëshiroi në jetë

I lindur në një qytet të vogël të Austrisë në vitin 1947, Arnold Schwarzenegger prej atëherë ka jetuar shumë jeta.

Në moshën 20-vjeçare, bodibuilderi veçse ishte në maje të karrierës duke u emëruar si pranuesi më i ri ndonjëherë i titullit “Mr. Universe”. Ka qenë titulli i parë prej pesë të tillëve dhe shtatë titujve “Mr. Olympia” të cilat e kishin bërë atë ikonë të sportit ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.


Jeta e parë ishte kjo për të! Me vetëm 20 dollarë në xhepin e tij dhe rroba të djersitura në çantë të palestrës, Schwarzenegger pastaj kishte emigruar në Amerikë në vitin 1968 ku kishte synuar Hollywood-in.

Shumë shpejt kishte filluar të ketë reputacion duke marrë rol pas roli, madje edhe duke fituar çmimin “Golden Globe” për “New Star of the Year” në vitin 1976 dhe duke u pensionuar nga garat e bodibuildingut në vitin 1980 për t’iu përkushtuar krejtësisht aktrimit.

Ky ka qenë një vendim mjaft me fat. Në vitin 1984, në kinematë botërore kishte eksploduar filmi “The Terminator” duke bërë histori dhe duke e bërë Arnoldin një figurë të aktrimit.

Në vitin 2003, Schwarzenegger e kishte lënë botën e argëtimit për t’u përkushtuar krejtësisht në shërbim publik. Schwarzenegger kishte bërë një hap mjaft të suksesshëm atë vit në zonën publike, duke u bërë Guvernator i Kalifornisë.

Pas dy mandateve në zyre, Schwarzenegger iu është rikthyer jetës private në vitin 2010 dhe vazhdon t’ia përkushtojë kohën, paratë dhe energjinë organizatave bamirëse anë e mbanë botës.

Karrierat e ndryshme në jetë të Arnold Schwarzenegger na shërbejnë si rikujtim se pavarësisht se nga vijmë, ne jemi përcaktuesit e fatit tonë.

Më poshtë i keni disa thënie inspiruese nga Arnold Schwarzenegger për t’ju ndihmuar t’i arrini të gjitha ëndrrat që i keni.

– “Forca nuk vjen nga fitorja. Vështirësitë që i kaloni jua zhvillojnë forcën. Kur kaloni nëpërmjet mundimeve dhe vendosni të mos dorëzoheni, ajo është forcë”

– “Cila është esenca të qëndroni në këtë Tokë nëse do të bëheni si çdo njeri tjetër?”

– “Njësoj sikurse në bodibuilding, dështimi është po ashtu përvojë e domosdoshme për t’u rritur në jetët tona, pasi që nëse asnjëherë nuk i testojmë limitet që i kemi, si do ta dimë sa të fortë jemi? Si do të rritemi?”

– “Nëse dëshironi ta shndërroni një vizion në realitet, ju duhet të përkushtoheni 100% dhe asnjëherë të mos ndaloni së besuari në ëndrrat që i keni”

– “Për mua, jeta është që vazhdimisht të jem i uritur. Domethënia e jetës nuk është vetëm të ekzistoj, mbijetoj, por të eci para, të shkoj lart, të arrijë gjëra dhe të pushtoj gjëra”

– “Mendja është limiti. Përderisa mendja mund ta imagjinojë faktin se mund të arrini diçka, atëherë ju mund ta arrini atë nëse besoni vërtet 100%”

– “Mendimi pozitiv din të jetë ngjitës. Duke qëndruar pranë fitimtarëve, kjo ju ndihmon të bëheni edhe ju një i tillë”

– “Dështimi nuk është opsion. Çdo njeri duhet të ketë sukses”

– “Duhet të mbani mend diçka: Çdo njeriu i dhimbsen të dobëtit; xhelozinë duhet ta fitoni!”

– “Aq më shumë njohuri që keni, aq më të lirë jeni të mbështetni në instinktet tuaja”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori